Lajme

Lëndohen dy persona në një aksident në Gjilan

Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një motoçiklete në Gjilan.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri.

“Pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ilustrim

Tutje, PK-ja njofton se rasti është nën hetime./Shqip.com