Lajme

Lëndohen dy burra në Rahovec derisa po ndërtonin një shtëpi

Dy punëtorë në Rahovec kanë pësuar lëndime, pasi që derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE – Rr. Vëllezërit Frashëri, Rahovec 02.02.2024 – 10:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

/Shqip.com