Lajme Botë

Lëndohen 36 persona pasi aeroplani i Havait goditet nga turbulencat

Të paktën 36 persona janë plagosur dhe 11 prej tyre kanë dëmtime më serioze pasi një aeroplan i kompanisë Hawaiian Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulencat

Incidenti ndodhi pak para se avioni, që transportonte 278 pasagjerë dhe 10 ekuipazh, të vinte të zbriste në tokë

20 persona u dërguan në spitalet lokale me plagë që shkojnë nga laçerimet, mavijosjet dhe humbja e vetëdijes deri te dëmtimet në kokë.

Lidhur me ngjarjen, Hawaiian Airlines doli me një deklaratë për media, raporton BBC.

“Disa mysafirëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport iu sigurua kujdes mjekësor për dëmtime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Në mesin e 20 personave të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, 17 prej tyre janë pasagjer dhe tre prej tyre anëtarë të ekuipazhit – vlen të theksohet se një i mitur dhe një fëmijë 14 muajsh ishin në mesin e të plagosurve.

Linja ajrore tha se po kryente një “hetim tërësor” të aeroplanit – Airbus A330 – para se të kthehej në shërbim.

/Shqip.com