Sport Ndërkombëtar

Lëndimet – një problem i madh për Barcelonën

Barcelona po përballet me shumë lëndime

Sikur të mos mjaftonte kriza ekonomike, Barcelona është duke u përballur edhe me probleme të tjera.

Katalunasit kanë 11-të futbollistë që nuk janë të gatshëm për shkak të problemeve me lëndime, shkruan Shqip.com.

Neto, Gerard Pique, Eric Garcia, Sergi Roberto, Sergino Dest, Pedri Gonzales, Nicvo Gonzales, Osumane Demebele, Ansu Fati dhe Martin Baraithwait janë futbollistët që po i mungojnë skuadrës për shkak të lëndimeve.

Kurse, për shkak të problemeve me zemër, Kun Aguero do të mungojë rreth tre muaj.

Mungesa që po vërehen shumë janë Dembele dhe Pedri.

Barcelona Open to the Idea of Selling Ousmane Dembele
Pedri dhe Dembele

Sulmuesi francez kishte më shumë se tre muaj që ishte jashtë fushës së gjelbër, ndërsa u rikthye në ndeshjen ndaj Dynamo Kyiv, por u lëndua përsëri.

Në anën tjetër, Pedri ka më shumë se tre javë që nuk po luan dhe kreativiteti i tij në mesfushë është diçka që po mungon.

Madje në rrjtetet sociale është duke qarkulluar një foto, ku është formuar një 11-she me futbollistët që janë të lënduar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Futbollistët e lënduar të Barcelonës

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, blaugranët kanë grumbulluar 17-të pikë, 11-të më pak se Real Sociedad që është në pozitën e parë./Shqip.com