Lajme

Lëndë narkotike në çantën e dorës, arrestohet kolumbiania në Rinas

Një shtetase kolumbiane është arrestuar një në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike, kanabis më çantën e dorës.

Shtetasja me iniciale C.J, 26 vjeç, e cila po vinta nga Kolumbia për në Shqipëri u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/Shqip.com