Lajme

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në Elbasan. Ka qenë ora 14:50 minuta kur është regjistruar lëkundja.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9.

Epiqendra e lëkundjes është regjistruar 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës, me epiqendër Bradasheshin.

Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

/Shqip.com