Lëkundje tërmeti në Detin Adriatik
Publikuar:
(27.07.2021 23:02:41)
Një lëkundje sizmike është ndjerë mbrëmjen e së martës në Detin Adriatik, transmeton Shqip.com.
Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.
Siç raportojnë mediat vendore, nga tërmeti nuk raportohen dëme materiale, ndërkohë vetëm disa persona kanë dalë jashtë banesave të tyre nga frika./SHQIP.com