Lajme

Lekaj: Të hiqet TVSH-ja për produktet bazë dhe të përgjysmohet taksa për derivate për tre muaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial dhe të përgjysmohen taksat e shitjes së derivateve.

Lekaj, këtë e tha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

“Për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial, siç janë buka, mielli, vaji, sheqeri, produktet e qumështit, të mishit e kështu me radhë. Për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve: naftës, benzinës dhe gazit”, tha Lekaj.

Tutje Lekaj ka kërkuar nga Qeveria që të ridraftoj Ligjin për Pagën Mininale, ku shuma prej 250 euro të ngritët në 350 euro.

Ilustrim

Po ashtu, në këtë ligj të përfshihen edhe veteranët.

“Ta ridraftojë Ligjin për Pagën Minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngritët në 350 dhe në këtë Ligj të përfshihen edhe veteranët. Kuvendi i Kosovës, para se të shkojë në pushimet e verës më 15 gusht të këtij viti, ta miratojë Ligjin e Pagave dhe të fillojë zbatimi i tij i menjëhershëm”.

Krahas këtyre kërkesave, Lekaj ka kërkuar që të rikthehet dhe të miratohet Projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Kërkesat e deputetit të AAK-së kanë ardhur në emër të Grupit të tij Parlamentar./Shqip.com