Lajme

Lekaj: Qytetarët i kanë sytë kah Kuvendi, po presin votimin e Trustit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës sytë i kanë drejtuar kah Kuvendi që po e presin votimin e Trustit Pensional,

Ai ka thënë se për muaj të tërë, temë diskutimi ka qenë mundësia që qytetarët t’i tërheqin mjetet nga Trusti.

“Sot është ditë e veçantë për qytetarët që kanë qenë duke e pritur të gjithë pa dallim se ku t’i shfrytëzojnë ato para kur t’i marrin. Për disa muaj tema për tërheqjen e Trustit ka qenë temë diskutimi. Sot kemi shumicën e qytetarëve që kanë gatishmërinë për tërheqjen e Trustit dhe kemi shumicën, pozitën që duhet ta votojnë Trustin”, tha Lekaj.

Sipas Lekajt, sytë nga Qeveria i kanë sytë shumica e skemave të shoqërisë dhe vota pro Trustit ndihmon familjet kosovare.

“Sot nga ju i kanë të drejtuar sytë veteranët, policet, bujqit e shumë tjerë. Me votën pro e përmirësojmë dhe ndihmojmë secilën familje kosovare. Trusti është nevojë prandaj përkraheni. Kërkesa është kthejeni shpresën e qindra mijëra qytetarëve”.

Ilustrim.

Lekaj, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë Trustin, po ashtu të njëjtën gjë e kanë kërkuar edhe deputetët e tjerë nga grupet tjera parlamentare në opozitë.

Kurse, kundër kësaj nisme është Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com