Lajme

Lekaj: Projektligji për Trustin pritet të kalojë në Kuvend , na nevojiten vetëm edhe 2-3 vota

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Projektligji për Trustin pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ai këtë deklarim e ka bërë gjatë një interviste në T7.

“Në këtë situatë është e domosdoshme, tërheqja nga Trusti, dhe unë mendoj që në këtë drejtim, qeveria duhet të bëjë kompromis dhe ta kalojë Kuvendi.Mendoj se disa deputetë të komuniteteve janë pajtuar por na duhen edhe dy-tre vota me kalu ligji” është shprehur Lekaj.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.