Lajme

Lekaj: Kurti e ka mbajtur për vete procesin e dialogut

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut.

Ai ka thënë se Kurti e ka mbajtur për vete procesin e dialogut.

“Kryeministër e dije që dialogu është i rëndësisë të veçantë, nuk kemi mujt me u shmang nga dialogu. Shumë punë kanë ngel anash, keni harruar detyrat e shtëpisë, kemi shtrenjtim te rrymës. Keni harruar kauzën kryesore se Zajednica nuk kalon dhe thoni vetmenaxhim. Kryeministri e ka mbajtur për vete procesin e dialogut dhe nuk e ka nda me te tjerët”, ka thënë Lekaj.

Më tutje Lekaj ka thënë se Qeveria duhet ta dije se për 2 vite ne kemi qenë ne terr informacioni, janë mbajtur takime dhe nënshkruar marrëveshje dhe ne nuk e dimë për to.

Deputeti i AAK-se ka thënë më tutje se Qeveria ndryshe duket e sillet ne bisedime dhe ndryshe kur po vjen në Kosovë.

“Qeveria ndryshe duket e sillet ne bisedime dhe ndryshe kur po vjen në Kosovë. Ne kemi nevojë për një kryeministër që ka vendosmëri që mbron Kosovën e 17 shkurtit të vitit 2008 përballë Vuçiqit dhe jo në studio televizive” tha Lekaj në fjalën e tij në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur shumë polemika midis Kurtit dhe deputetëve të opozitës ku është diskutuar për dialogun me Serbinë.

/Shqip.com