Lajme

Lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç në Kosovë

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se është aprovuar vaksinimi i personave mbi moshën 16-vjeçare me vaksinën Pfizer, dhe vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeçare.

Sipas njoftimit, për këtë të fundit vaksinimi do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Ndërsa, 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com