Sport Ndërkombëtar

Leipzig fitues i Kupës së Gjermanisë

Leizpigu për të dytin vit radhazi është fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme Red Bull, në finale mposhti me rezultatin 2-0 Eintrachtin e Frankfurtit (pesë herë fitues i këtij trofeu).

Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 71-të, kur Nkunku, i shërbyer nga Dani Olmo lëvizi bukur në zonë dhe goditi drejt portës, me topin, që pasi u devijua nga mbrojtja e Eintrachtit, përfundoi në rrjetë.

Futbollistët e Eintrachtit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e finales, madje në minutën e 85-të Szoboszlai realizoi golin e sigurisë, pas një veprimi të zgjuar të Nkunku.

Një mbyllje e sezonit në mënyrën e duhur nga “Demat”, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në Champions falë vendit të tretë në Bundesligë.

/Shqip.com