Sport Shqiptar

Leila Omerbasic, MVP e xhiros së 15-të në basketboll

Penza arriti fitore në xhiron e 15-të ndaj Trepçës me rezultat 77-59. Më shumë se gjysmën e pikëve e shënoi Leila Omerbasic, e cila në fund të ndeshjes kishte 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Nga 28 tentime për dy pikë ajo ishte e saktë 17 herë. Nga gjuajtjet e lira Omerbasic ishte e saktë 18 herë nga 28. Fitores së Penzës i kontribuoi edhe qendra Saranda Daci me 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Fitores së Prishtinës në Gjilan ndaj United Basketball me rezultat 78-54 më së shumti i kontribuoi Adrienne Godbold me 21 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Etna Rexhepi me 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 66-48, më e mira tek vajzat nga Prizreni ishte Khadija Brown me 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

TOP 5

Leila Omerbasic (Penza), 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Adrienne Godbold (Prishtina), 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Khadija Brown Haywood ( Bashkimi) 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

Saranda Daci (Penza) 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Etna Rexhepi ( Prishtina) 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

/Shqip.com