Lajme

Lehtësohen masat për vizitat familjare në burgje

Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga e enjtja e 28 tetorit, do të ketë lehtësime për vizitat familjare në burgje.

Sipas njoftimit, do të lejohen dy të rritur dhe dy fëmijë që ta vizatojnë një të burgosur.

Vizitat duhet të mbahen në distancë dhe me mjete mbrojtëse, ndërsa maska duhet të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës.

“Vizita në institucione të hapura pa barriera, të bëhen më mjete mbrojtëse, maska dhe të respektohet distanca”, thuhet në njoftimin për media.

Secili vizitor, para se të hyjë në institucion, duhet të dëshmojë:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT- PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë;

Ndërsa, për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk kërkohet testi./SHQIP.com