Sport Shqiptar

Lehtësohet dënimi i Prishtinës, ndeshja e radhës luhet me tifozë

Federata e Futbollit të Kosovës dënoi Prishtinën, pas incidentit me tifozë në ndeshjen e Superligës.

Por, tani Komisioni i Ankesave ka vendosur ta lehtësoj këtë dënim.

FC Prishtina

Prishtina u dënua me 1 mijë e 200 euro gjobë dhe dy ndeshjet e radhës duhet t’i luaj jashtë fushës së vetë.

Por, tani Prishtina ndeshjen e radhës mund t’i luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me praninë e shikuesve.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore ndaj FC Prishtina, merret masë lehtësuese zhvillimin e vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 euro mbetet në fuqi”, thuhet në vendim.

Skuadra nga kryeqyteti u dënua pasi tifo grupi i tyre “Plisat” sulmuan tifozët kundërshtar, po ashtu ata kanë përdorur mjete piroteknike./Shqip.com