Lajme Ballkan

Lehtësohen masat kufizuese në Malin e Zi

Lehtësohen masat anti-COVID në Malin e Zi

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese të vendosura për pandeminë COVID-19, transmeton Shqip.com.

Masat e reja epidemiologjike në këtë vend, të cilat të shtunën hynë në fuqi, do të rrisin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive. Nga 10 %, sa ishte numri i lejuar, do të rritet deri 30 % numri i përgjithshëm i tifozëve në stadium, raporton VoA.

Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu edhe listën e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi, pa analiza ose test të vaksinimit të COVID-19. Nga data 3 korrik, edhe qytetarët nga SHBA e Kanadaja mund të hyjnë lirshëm në Mal të Zi.

Ministria e Shëndetit Publik të Malit të Zi, njoftoi se punonjësve në institucionet publike, pas marrjes së vaksinës do tu lejohet një ditë pushim, kurse të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik me vlerë prej 50 euro. /Shqip.com