Rozë Ndërkombëtar

Legjenda Stephen Sondheim ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Stephen Sondheim

Kantautori, Stephen Sondhei ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Sondheim është konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme në teatrin muzikor të shekullit të 20-të dhe u vlerësua për muzikën dhe temat që shkonin përtej subjekteve tradicionale të zhanrit.

Gjatë karrierës së tij ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadway, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për West Side Story.

Sondheim ndikoi te disa breza të kantautorëve të teatrit, veçanërisht me muzikalë të tillë historikë “Company,” “Follies” and “Sweeney Todd”.

Balada e tij më e famshme, “Send in the Clowns”, është regjistruar qindra herë, përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collins./SHQIP.com