Sport Ndërkombëtar

Legjenda Didier Drogba reagon pas lajmeve që është konvertuar në Islam

Ish-sulmuesi Didier Drogba ka reaguar pas lajmeve që ai ka ndërruar fenë.

Gjatë ditës së djeshme  në rrjetet sociale qarkulloi një fotografi e ish-sulmuesit të njohur, ku ai shihej duke bërë lutje.

Pas kësaj fotografie u tha se Drogba është konvertuar në fenë Islame, por kjo nuk është e vërtetë.

44-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” shpjegoi të vërtetën. “Kjo histori po bëhet virale, por unë nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke i respektuar vëllezërit e mi myslimanë që po vizitoja në fshatin tim. Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe bekime për të gjithë”, shkroi Drogba.

Ish-futbollisti nga Bregu i Fildishtë e ka një karrierë të jashtëzakonshme si futbollist. Le Mans, Guingamp, Marseille, Chelsea, Shanghai Shenhua, Galatasaray, Montreal Impact            dhe Phoenix Rising janë ekipet në të cilat ëhstë paraqitur në karrierën e tij afrikani.

Drogba me Chelsean i ka fituar trofetë kryesor në futbollin evropian.

/Shqip.com