Lajme

Legalizimi i kanabisit, ekspertët: Procesi duhet monitoruar me kujdes

Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Shqipërisë ka nxjerr në konsultim publik projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

Kjo u bë tre muaj pas publikimit të rezultateve nga Këshillimi Kombëtar.

Ky proces do të bëhet çdo vit në nëntor, sipas propozimeve që agjencia që do të monitorojë  kultivimin dhe përpunimin e kësaj bime narkotike, do të japë.

Bëhet fjalë për 150 hektarë në total në të gjithë vendin, të ndarë në sera 5-10 hektarëshe.

“Që nga këto kritere janë të përcaktuar njerëzit. Këto biznese nuk lulëzojnë në kanabisin mjekësor, por në kanabisin që jemi mësuar të shohim për konsumim. Duket si një gjë e kopsitur, duan ta lejojnë legalizimin e kanabisit, sikurse ndodh edhe me shumë tendera të tjerë që pothuajse janë të përcaktuara, edhe kjo do jetë në kuadrin e tyre”, thonë ekspertët.

Eksportin e bën vetëm kompania e licencuar për ta përpunuar kanabisin, e cila ka eksluzivitetin për 15 vjet. Ndërsa mbjelljen e tij mund ta bëjnë disa kompani që sigurojnë lejen 5 vjeçare për këtë process.

Para mbjelljes , korrjes e transportit duhet te njoftojnë policinë por dhe agjencinë e posaçme që monitoron gjithë procesin, shkruan Euronews.

“Ndërhyrjes politike, biznesit, oligarkëve, nuk do jetë biznes i ndershëm. Eksizton mundësia e abuzimi. Kjo është edhe më e vështirë, flitet për vlera jashtëzakonisht të mëdha monetare”, thane ata.

Brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, qeveria do të duhet ta plotësojë me akte nënligjore. Pro legalizimit të kanabisit mjekësor në këshillimin kombëtar votuan 61% e shqipatreve te pyetur./SHQIP.com