Rozë

Ledri i bën ‘diss’ Angela Martinit?

Ledri Vula

Moderatori, Meriton Mjekiqi tashmë ka startuar me emisionin e tij më të ri “Me Meriton Mjekiqin”.

Mysafiri i parë që hapi këtë sezone ishte reperi, Ledri Vula, i cili shpalosi shumë gjëra për jetën e tij me që rast tregojë pajtimin me Noizyn.

“Na kanë ftuar bashkë në një koncert edhe babai i Noizyt më ka telefonuar, më pas e kemi bërë koncertin, e thjeshtë”, u shpreh ai.

Sherret mes tyre kishin filluar që nga koha kur Vula ka qenë pjesë e grupit ‘Babastars’, sherr ky që kishte përfunduar edhe me përleshje.

Mirëpo përveç kësaj, vëmendje të madhe ka marrë edhe Freestyli i tij, ku përmendet njëra nga ish femrat e tij.

“Kam loz me këto angels si Kobe për Lakers” thotë artisti në këngën e tij.

Pas kësaj ka pasur reagime se kjo pjesë i është kushtuar, modeles, Angela Martini.

Modelja, Angela Martini

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga Angela, e cila se fundi kishte disa probleme për shkak të bashkëshortit të saj, i cili ishte i përndjekur nga ligji/SHQIP.com