Rozë

Ledri dhe Tayna publikojnë bashkëpunimin e ri “Hala”

Tayna dhe Ledri

Reperi, Ledri Vula dhe Tayna, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Dyshja kanë publikuar këngën “Hala” e cila i përket zhanrit hip-hop të vizualizuar me videoklip.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën përkatëse të tij.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Ledrit.

Dyshja në fjalë bashkëpunuan edhe në dhjetor të vitit 2018, në një këngë të titulluar “Aje”.

Kënga që dy vite nga lansimi numëron mbi 40 milionë klikime./SHQIP.com