Rozë

Ledri dhe Sara po martohen? Nëna e reperit tregon emrin e këngëtarit që do të këndojë në dasmë

Ledri dhe Sara Vula janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit shqiptar.

Ata janë prindër të një vajze, ani pse ceremoni martesore ende nuk kanë bërë.

Madje, asnjëri nga ta nuk ka treguar nëse një gjë e tillë është në planet e tyre të afërta.

Mirëpo, është Xheraldina, nëna e Ledrit ajo e cila kishte të ftuar në emisionin e saj, Sabri Fejzullahun, ku edhe sqaroi se nëse një ditë Ledri vendos të bënte dasëm është pikërisht, Sabria ai i cili do të këndoj në dasmën e reperit.

“Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë”, tha Xheri dhe kjo ftesë ishte e mirëpritur nga Sabriu, i cili u shpreh i lumtur që miqësinë e tyre e kanë trashëguar edhe tek fëmijët e tyre.

Sa i përket datës së dasmës presim ta zbulojë çifti nëse do ndodhë këtë verë./Shqip.com