Rozë

Ledri dhe Bardhi publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Bardhi dhe Azet

Dy reperët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Copë copë” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop, e që është punuar nga producenti, Çelik Lipa, gjersa tekstin e kanë shkruar vet reperët, secili pjesën e tyre përkatëse.

Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë e ditur nga reperët nëse kanë ndër mend që t’ia realizojnë edhe klipin.

Kjo pasi të gjitha këngët e albumit të Bardhit janë publikuar në këtë version.

Albumi “Trëndafila” ka plot 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur si Azet, Lumi B, Kidda, Gjesti, Dj Geek dhe shumë të tjerë./SHQIP.com