Rozë

Ledjoni, Arbri dhe Ori darkojnë me banorët e BBV, batuta me Eglën: Kush ishte ky i dashuri jot?

Moderatori Ledjon Liço dhe dy opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj kanë darkuar me banorët këtë mbrëmje.

Teksa Egla i ‘kritikoi’ se pse nuk ka hyrë një burrë ‘për së mbari’ në këtë edicion, Ledjoni e pyeti aktoren për të dashurin, por ajo tha se nuk do e merrni vesh kurrë.

Egla: Si nuk futët në këtë edicion një burrë për së mbari.

Ledjoni: Po kush ishte ky i dashuri yt, a e kishe një dashur jashtë.

Egla: Po ti i ha të gjitha ato që dëgjon brenda, të bëfshin mirë.

Ledjoni: Paske gënjyer domethënë?

Egla: Nuk do e merrni dot vesh kurrë të vërtetën. Si nuk na futët një burrë…

Ledjoni: Ka kohë, ka kohë.

/Shqip.com