Rozë

Ledjana rritë thashethemet për partnerin nga Belgjika? Publikon një mesazh dedikuar atij

Ish-konkurrentja, Lediana Prenga

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga do të kujtohet nga ndjekësit e këtij programi për raportin e saj me ish-konkurrentin, Mevlan Shabën, pasi që ata kanë dalë qifte nga emisioni, shkruan SHQIIP.

Dyshja shkaktoi herë pas here ‘drama’ me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme.

Një temë që u përfol në emision ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë.

Por Ledjana asnjëherë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm.

Deklarata e Ledjanës së fundmi në rrjetin social “Instagram” siç duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj.

Ajo ka ndarë një fotografi në Instagram teksa ka shkruar: “Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.

Duke lënë të kuptojmë se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë./SHQIP.com