Rozë

Ledjana pranon se është e dashuruar, derisa tregon edhe për personin që i mungon

Ish-konkurrentja, Lediana Prenga

Ish-konkurentja, Ledijana është bërë e njohur për lidhjen që e kishte më Mevlanin në emisionin “ Për’puthen”.

Ata kanë dal qifte nga emisioni por si duket lidhja e tyre ishte shume e shkurte pasi që shumë pak kohë pas daljes ata nuk u panë më bashkë.

 Lediana së fundmi ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e shumtë në “Instagram”.

Pjesa më e madhe e fansave ka qenë e interesuar që të dijë nëse ish-konkurrentja e programit të dashurisë, ka arritur që të gjejë dashurinë apo ende është sigle.

“A je beqare?”, e ka pyetur njëri nga fansat e saj.

“Ç ‘rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, ishte përgjigjja e Ledianës.

Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur se si ndjehet shpirtërisht, ajo ka treguar hapur se është e dashuruar.

“Ndjehem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se i mungon dikush që e thërret “bebe”.

Ajo më këto fjalë vetëm së është duke e konfirmuar se është në lidhje por të dashurin se kur do ta bëjë publik nuk i dihet./SHQIP.com