Rozë

Ledjana dhe Antonela po vazhdojnë ‘armiqësinë’, ky veprim i nxjerrë të zbuluara

Antonela Berisha dhe Lediana Prenga

Ledjana Prenga dhe Antonela Berisha njihen më së shumti nga paraqitja e tyre si konkurrente në “Per’Puthen 2”.

E gjatë këtij emisioni, mes tyre lindi një armiqësi për shkak të një konkurrenti tjetër, Mevlanit.

E pasi Mevlani zgjodhi Ledjanën, ata dolën nga emisioni, mirëpo lidhja e tyre nuk zgjati dhe shumë.

Mirëpo, nga këta të tre, Antonela doli të jetë më e shkathët pasi ata tashmë e shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother Albania VIP “, ku as aty duket që nuk ndal debatet me banorët e tjerë.

Mevlan Shaba

E kjo e fundit tashmë është në nominim me Meridianin dhe Ilirin.

E në Instagram, faqja ‘Vipat e Bllokut’ ka postuar foto të banorëve, e si mbishkrim ka vënë pyetje “Kë doni të largoni këtë javë?”

E Ledjana duket se ka parë këtë postim e ka vendosur të jap një opinion personal mbi të.

“Dihet”, ka komentuar ajo.

E pas këtij komenti fansat e tyre kanë rënë në përfundimin se armiqësia mes dy vajzave vazhdon akoma. /SHQIP.com