Lediana përsëri pjesë e “Për’puthen”, e paralajmëron rikthimin vet ajo
Publikuar:
(01.10.2021 18:17:47)
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Lediana Prenga vazhdon që të jetë e komentuar nga publiku edhe pas daljes nga aty.
Ajo famën ka ditur që ta mbajë duke qenë shumë e afërt me publikun në rrjetet sociale.
Lediana se fundi ka hapur opsionin pyetje -përgjigje në Instagram, ku fansat e saj kanë pasur mundësinë që të pyesin se çka ju intereson për të.
“A do të jesh e ftuar në Përputhen Prime 3 ?”, e ka pyetur një komentues.
“Po, do të iki”, ka qenë përgjigjja e ish-konkurrentes, e cila nuk ka japur më shumë detaje.
Ajo siç duket do të jetë në rolin e analistes për konkurrentët e këtij edicioni.
Lediana ka dalë çift nga programi me Mevlan Shabën, por që lidhja e tyre nuk zgjati shumë./SHQIP.com