Sport Ndërkombëtar

LeBroni i Lakersave e çon në shtëpi kampionin

Los Angeles Lakers ka kaluar në finale të Konferencës Perëndimore, pasi e mposhti kampionin aktual të ligës më të fort në planet në basketboll – NBA.

Lakers triumfuan ndaj Golden State Warriors me serinë 4-2. Në mëngjesin e së shtunës me kohën evropiane, Lakers mori një fitore të madhe me rezultat 122-101.

Ndeshja filloi me ritëm të lart, me Lakers që e fituan çerekun e parë me rezultat 31-26. Edhe në çerekun e dytë vendasit ishin më të mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Kështu ky dominim i lehtë i Lakers vazhdoi edhe në çerekun e tretë dhe në të katërt, për rezultatin final 122-101.

Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte LeBron James, i cili ishte afër një triple-double, me 30 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Ndërkohë te Warriors më i miri ishte i zakonshmi Steph Curry me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Në finale, Lakers do të përballen me Denver Nuggets, të cilët e eliminuan Phoenix Suns. 

/Shqip.com