Sport Ndërkombëtar

Leart Paqarada përfshihet në 11-shen e javës nga revista gjermane “Kicker”

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, po kalon në një formë shumë të mirë që nga koha kur u transferua te ekipi gjerman St.Pauli.

Paqarada është emëruar edhe kapiten i skuadrës gjermane duke treguar se impakti i tij te skuadra është i madh.

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i majtë tregoi një paraqitje mjaftë të mirë këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Darmstad, sfidë që përfundoi me rezultat 1:1.

Kjo ka bërë që kosovari të përfshihet në 11-shen e javës nga revista gjerman “Kicker”, përcjell Shqip.com.

Paqarada që nga vera e vitit 2020 është pjesë e St.Paulit. 28-vjeçari me Kosovën i ka zhvilluar 24 paraqitje dhe e ka shënuar edhe një gol.

/Shqip.com