Sport Ndërkombëtar

Leao zbulon synimet e tij edhe jashtë sportit

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Gaffer, në të cilën ka folur për shumë tema, duke përfshirë edhe kampionatin ku do të donte të luante në të ardhmen.

“Premier League, mendoj se çdo lojtar dëshiron të luajë në Premier League sepse është një ligë shumë konkurruese. Ka futboll tërheqës, skuadra të pëlqyera dhe një tifozeri të jashtëzakonshme. Serie A aktualisht është e pozicionuar shumë mirë në botën e futbollit, por do të doja patjetër të luaja në Angli në të ardhmen”, ka thënë sulmuesi portugez.

Më pas, ai ka folur për synimet e tij.

“Qëllimet e mia? Dua të fitoj Champions League dhe ‘Topin e Artë’. Si artist, personalisht nuk mendoj shumë për këtë, thjesht shkoj me rrymën. Si individ, mendoj të bëj labelin tim si një nga emrat më të mëdhenj në botën e muzikës”, është shprehur lojtari portugez.

/Shqip.com