Sport Ndërkombëtar

Leao te Madridi – Maldini nuk mendon njëjtë

Real Madrid humbi Kylian Mbappe-n nga duart javën që shkoi.

Francezi zgjidhi të qëndronte në PSG dhe tani spanjollët po kërkojnë yllin e Milan, Rafael Leao.

Sulmuesi që do t’u kushtonte mbi 120 milionë euro, duket se nuk është për shitje nga klubi, raporton Fabrizio Romano.

“Ne e konsiderojmë Rafa Leaon të paprekshëm. Ai nuk është në shitje”, kishte thënë dje Paoli Maldini, që ushtron rolin e drejtorit sportiv.

Ish-legjenda e rosonerëve është fans i portugezit pasi edhe vetë ishte ai që insistoi në transferimin e tij nga Lille.

Rafael Leao, AC Milan

Leao ka kontratë me kampionët e Serie A-së deri në vitin 2024.

Ai kishte kontribuar në ligë me 11 gola dhe 10 asistime këtë edicion.

Përderisa, vlera e tij në treg kap shifrën e 50 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com