Sport Ndërkombëtar

Leao: Numri 10 është përgjegjësi

Rafael Leao është padyshim lojtari më me peshë te Milan dhe kjo gjë u vërtetua fare mirë me përpjekjet e klubit për të rinovuar me të.

Në një video të postuar në kanalin e tij në Youtube, Rafa Leao ka folur për numrin e tij të ri të fanellës, numrin 10.

“Është një numër i rëndësishëm, një numër që të sjell përgjegjësi. Pas katçr vitesh në klub, jam në gjendje të mbaj një numër kaq të rëndësishëm.

Unë gjithashtu dua të jap gjithçka si një mënyrë për të falenderuar klubin tim, i cili më jep mundësinë ta përdor atë dhe të kem përgjegjësinë për të ndihmuar ekipin”, është shprehur sulmuesi portugez.

/Shqip.com