Sport Ndërkombëtar

Leao ka një lajm të mirë për tifozët e Milanit

Rafael Leao e rinovoi kontratën me Milanin para pak javësh, duke vendosur kështu të qëndrojë në Milano deri në vitin 2028. Sulmuesi kuqezi, në një intervistë të dhënë së fundi, ka thënë se dëshiron të bëjë historinë te ky klub dhe se asnjëherë nuk ka menduar të largohet.

“Dua të bëj histori në këtë klub. Vendimi ishte marrë para se të nënshkruaja kontratën. U thashë drejtorëve se kjo është ajo që doja. Kur mbërrita në Milano, klubi më dha mbështetje të jashtëzakonshme. As që kam menduar të largohem apo të pranoj propozimin e ndonjë klubi tjetër. Dua të shkruaj histori me këtë klub”, tha Leao.

Portugezi u bashkua me kuqezinjtë në vitin 2019 nga LOSC Lille dhe pothuajse çdo verë emri i tij ka qenë i lidhur me një numër skuadrash në të gjithë Evropën, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

/Shqip.com