Lajme

LDK: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas ciklit të rregullt

Lidhja Demokratike e Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekisi, ka thënë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas ciklit të rregullt.

Ajo përmendi zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shtuar se “ka qenë një situatë pak a shumë të ngjashme për sa i përket pandemisë”.

“Është mjaft me rëndësi që zgjedhjet të mbahen, ne kemi një cikël të rregullt të zgjedhjeve të paktën në nivelin lokal, pasi në nivelin nacional mesatarisht kemi zgjedhje çdo tri vjet”.

Lexo edhe:
Sekretari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Në fund nevojiten kompromise

“Është me rëndësi të mbahen sepse ky është një prej mekanizmave kryesorë që qytetarët i mbajnë në llogari përfaqësuesit e tyre, aq më tepër në nivel lokal”, ka thënë ajo për KosovaPress

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për një takim që do të zhvillohet më 13 shtator.

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve.

Opozita e ka kritikuar çdo shtyrje eventuale duke thënë se kjo është “suspendim i demokracisë”.

Për këtë, por edhe për menaxhimin e pandemisë, Mjekisi tha se Qeveria Kurti është e “dobët” dhe “pasive”. /Shqip.com