Lajme

LDK reagon pas përmbysjes së rezultatit me votat e diasporës në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se tashmë kandidati i tyre, Bexhet Xheladini, pas numërimit të votave nga diaspora, është kryetar i ri i Dragashit, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, LDK ka falënderuar diasporën për mbështetjen masive që i kanë dhënë këtij subjekti politik.

Lexo edhe:
Vota e diasporës vendimtare – LDK e përmbysë PDK-në në Dragash

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndërkaq, mbrëmjen e së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave me postë, sipas të cilave, në Dragash është përmbysur rezultati, pasi që kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani po printe me vota.

Ndryshe, të dielën, më 15 nëntor, është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale./SHQIP.com