Lajme

LDK: Qeveria ta trajtojë Asociacionin sipas Kushtetutës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal me një komunikatë për media ku ka folur lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë reagim thuhet se Qeveria e Kosovës duhet ta trajtoj Asociacionin sipas Kushtetutës së saj.

“Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë. Kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese nuk kanë alternativë, prandaj LDK-ja, në rolin e saj opozitar, s’ka se si t’i ushtrojë ato. Opozita nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e shumicës dhe as të Qeverisë së kësaj shumice. Prandaj pjesëmarrja e institucioneve shtetërore në këtë proces është domosdoshmëri e pazëvendësueshme”.

E krahas kësaj, LDK ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës.

“LDK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos fshihet prapa akuzave populiste ndaj opozitës, por të ushtrojë përgjegjësitë e saja si shumicë dhe të trajtojë këtë çështje në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët tanë”

Partia opozitare në vend ka folur edhe për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në takimin e nesërm ku do të diskutohet për Asociacionin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ftuar nga ambasadori i SHBA-së, që të marrë pjesë në takimin e nesërm, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë takim, do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së. Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”.

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Lexo edhe:

Bëhet thirrje për protestë në ditën kur do të diskutohet për Asociacionin

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00.

/Shqip.com