Lajme

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë aktuale se po ndëshkon komunat e Kosovës.

Përmes një video të publikuar nga kjo parti thuhet se nuk është bërë asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.

“Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023. Asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti”, thonë nga LDK-ja.

Sipas LDK-së, Qeveria po luan paturpësisht politikë me buxhetin e vitit 2023, duke shtuar se komunat po e paguajnë çmimin.

Sipas tyre 52 për qind e të gjithë buxhetit për projekte të reja këtë vit do të shkojë për tri komuna të udhëhequra nga partia në pushtet.

/Shqip.com