Lajme

LDK paralajmëron hetim parlamentar për “keqpërdorimin e rezervave shtetërore”

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media të mërkurën.

Shefi i i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se posa Kuvendi të kthehet nga pushimi do të inicojë krijimin e një Komisioni Hetimor lidhur me rezervat shtetërore.

“Në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Parlamentit do të kërkoj të formohet një komision hetimor për hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet me rezervat shtetërore. Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e shtetit, ne konsiderojmë që duhet të ketë edhe hetime parlamentare”, ka thënë ai në konferencë.

Gashi tha se puna e komisioneve hetimore parlamentare është e vlefshme, teksa përmend edhe arrestimin e Nagip Krasniqit.

/Shqip.com