Lajme

LDK: Pakoja e ndarë nga Qeveria është diskirminuese, po injorohet sektori publik

Besian Mustafa, deputet i LDK-së
Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se pakoja ekonomike e ndarë nga Qeveria e Kosovës është diskriminuese dhe joefektive.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa tha se ky është veprim mekanik i Qeverisë për të ulur pakënaqësinë në rritje dhe për të bërë paqe sociale.

“Pako kjo që është joefektive dhe diskriminuese dhe shumica e masave janë të vonshme, nuk janë të planifikuara mirë dhe do të kenë pak ose fare hiç efekt, njëjtë sikur masat e kaluara të kësaj Qeverie. Për LDK-në, ky është veprim mekanik i kësaj Qeverie për të ulur pakënaqësinë në rritje, për të blerë paqen sociale në vend se të jetë një plan i menduar mirë për të zgjidhur këtë krizë”, tha Mustafa.

Tutje, Mustafa tha se Qeveria ka vendosur që të injoroj tërësisht të punësuarit në sektorin privat të cilët janë kontributdhënësit më të mëdhenj tatimor.

“Qeveria ka vendosur që të injoroj tërësisht të punësuarit në sektorin privat të cilët janë kontributdhënësit më të mëdhenj tatimor. Nga këta të punësuar, kjo Qeveri vetëm merr dhe asgjë nuk jep. Edhe ata që nuk kanë asnjë të hyrë, Qeveria vendosi që t’i injoroj tërësisht”.

Mustafa vazhdoi duke bërë edhe një krahasim se si pakoja e Qeverisë ka ndarë vlerën e njëjtë edhe për një person që ka rrogën shumë të vogël dhe një tjetër me rrogë të madhe.

“Kjo pako nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët dhe është diskirminuese dhe po shkakton pabarazi duke e ndarë vlerën e njëjtë edhe atyre që kanë 300 euro rrogë dhe atyre me 2000 euro rrogë. Është e paqartë se si një Qeveri që pretendon që është socialdemokrate kur nuk i trajton njësoj qytetarët”.

Gjithashtu Mustafa tha se Qeveria po tenton të krijoj edhe Ligjin për investime kapitale por që nuk mund të bëjë asgjë pasi kanë mbetur edhe tre muaj që nga përfundimi i vitit./Shqip.com