Lajme

LDK në Mitrovicë shkarkon kandidatin e saj për kryetar, akuzojnë se e ndihmoi PDK-në

Lumir Abdixhiku dhe Armend Agolli

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka shkarkuar nga grupi parlamentar dhe funksionet e partisë kandidatin e saj për kryetar të komunës, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina-Imeri, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, LDK në Mitrovicë deklaroi se që nga përfundimi i procesit të zgjedhjeve lokale, kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Sipas njoftimit, ata kanë bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke i mbivotuar vendimet e këtij subjekti me ato të Partisë Demokratike të Kosovës – e cila ishte fituese në këtë qytet.

“Të lartëpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së.

Të njëjtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com