Lajme

LDK kundër organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia të cilën e udhëheqë është kundër çfarëdo referendumi të një shteti tjetër.

Sipas tij, është e papranueshme mbajtja e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Përmes një reagimi, kreu i LDK-së, tha se edhe praktikat ndërkombëtare janë të njohura për çështje të tilla dhe tha se duhet mbështetur respektimi i normave të tilla.

Qeveria e Kosovës

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, përfundon Abdixhiku.

Amabasadorët e Shteteve të QUINT-it janë duke zhvilluar një takim në zyrën e presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili paraprakisht konfirmoi refuzimin ndaj kërkesës së tyre./Shqip.com