Lajme

LDK-ja nis takimet “për dalje nga kriza”, me gazetarë e analistë

Foto marrë nga EO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

Kësaj ftesë i janë përgjigjur gazetarë e analistë të njohur, mirëpo ky takim ka qenë i mbyllur për medie, raporton EO.

Takimi erdhi pas paralajmërimeve të Abdixhikut se nga e mërkura do të nisë takimet e para me profesionistë të ndryshëm për të nxjerrë propozimet për dalje nga kriza e tanishme izoluese dhe tensionuese e Kosovës.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euroatlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithë shoqëror”, kishte paralajmëruar  Abdixhiku.

/Shqip.com