Lajme

LDK-ja i bënë thirrje Qeverisë “ta shpëtoj” Kosovën me planin e tyre dhjetëpikësh

Blloku A3

Pas rënies së Bllokut A3, Korporata Energjetike e Kosovës , aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit A.

Lidhur më këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës i bënë thirrje qeverisë që ta pranojë planin e tyre dhjetëpikësh për menaxhimin e krizës elektrike.

Sipas tyre është plani i cili do t’i shpëtojë qytetarët nga katastrofa energjetike.

“Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’ rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MWh janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike.”, thuhet në lajmërimin e LDK-së.

Tutje LDK ka fajësuar qeverinë që sipas tyre kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit, ku konsumi i energjisë është më i ulët.

10 pikat e propozuara nga LDK

Pika e parë është pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike.

Pika e dyta për riparimin e Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A. Tutje, është zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.

Ndër pikat e përmendura është edhe largimi i tarifave diskriminuese të ZRRE-së si dhe krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset./Shqip.com