Lajme

LDK-ja dorëzon kallëzim penal në prokurori për punësimet në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se partia në pushtet ka arritur t’i punësojë më shumë se 100 persona në KEK, të cilët sipas tij janë të afërm të anëtarëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Partia në pushtet nuk po ndalet kështu që kemi vendosur përtej betejës politikë të vendosim në betejë ligjore. Kjo është thirrje për ndaljen e keqpërdorimeve thirrje për drejtësi, thirrje për nepotizëm. Ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy rundeve zgjedhore dhe vet hapja e 125 pozitave ka qenë konkurs me ndikim politik”, tha Manaj.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe anulimin e konkursit pasi sipas tyre në këtë proces ka pasur shkelje të rënda.  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka deklaruar se çdo vërejtje në këtë proces do të shqyrtohet nga organet të cilat janë caktuar /Shqip.com