Lajme

LDK dhe AKK: E rrezikshme thirrja e seancave të jashtëzakonshme nga LVV

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit i Parlamentit nga Lidhja e Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kalimi i ligjeve nëpërmjet seancave të jashtë zakonshme e humb kualitetin e këtyre ligjeve.

“Çka ka të jashtë zakonshme, pse duhet Kuvendi i Kosovës mi mbajt dy seanca të jashtë zakonshme brenda ditë mi shqyrtuar 3 pika të cilat janë totalisht të ndryshme”, ka thënë Gashi.

Më tutje ai ka thënë se dy pikat tjera mund ta presin seancat e zakonshme.

“Pse duhet me u bërë kjo punë kur kjo po ndikon negativisht në kualitetin e ligjeve”, ka theksuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se kjo po krijon një precedentë të rrezikshme duke i miratuar ligjet në dy lexime me seanca të jashtë zakonshme.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “Kuvendi i ka thirrur tri seanca të jashtë zakonshme për tri ligje të zakonshme”.

Sipas tij njëra seancë është për një ligji i cili është në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Është totalisht e pa precedent në historinë e këtij parlamenti. Dhe është e [pa papranueshëm] për parlamentarizmin që të thirret një seancë jashtë zakonshme për një ligji i cili është në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Ai ka përfunduar duke thënë se është e pa logjikshme që të vijnë 3 ligje brenda një ditë.

/Shqip.com