Lajme

LDK-ja bën homazhe të varri i Aganit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e kësaj partie e me zyrtarë të tjerë, bënë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti tha se kontributi i Aganit në organizimin politik të popullit për liri dhe pavarësi, krahas presidentit Rugova mbetet pjesë e lavdishme e historisë së Kosovës.

“Profesor Agani ka qenë njeri me mendje të ndritur e me veti të një humanisti të përmasave të mëdha intelektuale”, shkroi Hoti.

Tutje, Hoti kujtoi fjalët e Rugovës në përkujtimin e tij për Aganin ku sipas tij, ai kishte thënë se “profesorët nuk vdesin kurrë, sepse i lënë pas njerëzit e gjallë, nxënësit e tyre”.

/Shqip.com