LDK e PDK s’kanë koalicion në Prishtinë, ende
“Të gjitha janë spekulime. Javën e ardhshme pritet të dalim me qëndrim zyrtar”.
Kështu tha për Shqip.com, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, pas raportimeve se Blerand Stavileci, do të jetë nënkryetar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në anën tjetër edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për Shqip.com, ka mohuar se deri tani kanë biseduar për koalicion me ndonjë subjekt politik.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka mohuar se Stavileci do të jetë nënkryetar në Komunën e Prishtinës.
Sekretari i përgjithshëm i degës së Prishtinës, Arben Gecaj për Shqip.com, tha se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Gecaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte fituar zgjedhjet lokale me kandidatin Përparim Rama.
Pas fitores, kjo parti duhet të bëjë koalicion me njërën nga subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal, për të siguruar shumicën prej 26 anëtarëve./Shqip.com