Lajme

LDK e krahason drejtorin e Arsimit në Podujevë me Adem Grabovcin

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë e kanë krahasuar drejtorin e Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahun me Adem Grabovcin.

Ata ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e rendit të ditës ishte gjendja në arsim.

Asamblistët e LDK-së në Podujevë, përmes një aksioni simbolik kanë vendosur fotografi në hyrje të komunës ku kanë krahasuar drejtorin Fetahu me Adem Grabovcin.

Sipas LDK-së ky aksioni erdhi si pasojë e punësimeve në arsim të cilat po bëhen pa konkurs dhe duke shkelur ligjet në fuqi.

“Punësimin e dhjetëra familjarëve dhe militantëve të LVV-ës në arsim pa zhvilluar procedura konkursi, kuvendarët e LDK-së e krahasuan me skandalin “Pronto” që për protagonist kryesor kishte Adem Grabovcin, ndërsa në rastin e Komunës së Podujevës, protagonist është drejtori i arsimit, Avni Fetahu”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Podujevë.

Sot gjatë ditës pati përplasje midis asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmanit dhe Avni Fetahut./Shqip.com